Gianluigi Buffon gjendet në Paris për t’i filluar testet mjekësore te skuadra e Paris Saint-Germain. Mediat franceze kanë publikuar pamjet e Buffonit i cili i shoqëruar nga disa persona po bëhet gati për të filluar ditën e parë në klubin francez. Buffon është i lirë pas largimit nga Juventus, në fund të edicionit të kaluar, përcjell “lajmi.net”. Buffon pritet të hënën të prezantohet si anëtar i ri i Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/
Gianluigi Buffon arriving to take his medical for Paris St German…#PSG pic.twitter.com/F1I9Me98it — ItalianFootballTV (@IFTVofficial) July 6, 2018