Klubi saudit, i cili nuk është një ekip me shumë emër në kampionatin arab, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hasin. Një ndikim të madh në kalimin e gjakovarit në Arabinë Saudite ka patur kompania “Star Sports Managment”. Al Raed që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka zgjedhur Hasin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit. Për 46-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e 4-t si trajner pas përvojave te Anderlecht, ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Belgjikë, Legian e Varshavës dhe Olympiacos./TCH/