Karim Bezema ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Francës në ‘EURO 2016’.
Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës për Kampionatin Evropian të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Real Madridit përmes një postimi në Twitter.
“Fatkeqësisht, për mua dhe për të gjithë ata që më kanë përkrahur gjithmonë, unë nuk do të jem në mesin e të përzgjedhurve për Europianin në Francë”, ka shkruar francezi.
Mungesa e tij lidhet me procesin gjyqësor për rastin e shantazhit të Mathieu Valbuenas me një video private.
‘Gjelat’ janë në një grup me Shqipërinë, Zvicrën dhe Rumaninë.