Milani e ka zyrtarizuar transferimin e Tiemoue Bakayokos nga Chelsea. 23-vjeçari francez i bashkohet klubit italian në formë huazimi me mundësi blerje në verën e ardhshme për 35 milionë euro. Ai do të prezantohet si lojtar i Milanit të premten në “Casa Milan”. Francezi kalo te Chelsea vitin e kaluar nga Monaco, mirëpo nuk arriti ta sigurojë një vend në formacionin bazë.