Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës, pas dështimit të madh në Kupën e Botës, ku u eliminuan menjëherë pas kalimit të fazës së grupeve. Federata e Futbollit të Argjentinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Sampaolin për ndarjen e rrugëve. “Sot, Federata e Futbollit e Argjentinës dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë kontratën”, njofton Federata argjentinase në një postim në Twitter. Sampaoli ka qenë në krye të Argjentinës që nga viti 2017, duke i drejtuar në 15 ndeshje, ku vetëm shtatë nga ato ka arritur t’i fitojë./Lajmi.net/