Sport

ZYRTARE: Andres Iniesta pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

By FerizajPress

July 01, 2018

Mesfushori 34 vjeçar, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga futbolli ndërkombëtar. Kombëtarja e Spanjës u eliminua nga Kupa e Botës, duke u mundur befasisht nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive. “Është dita më i trishtuar e karrierës sime”, ka deklaruar Iniesta pas humbjes nga Rusia. “Është realitet që është loja ime e fundit me ekipin kombëtar. Është fundi i një aventure të mrekullueshme”, ka vazhduar ai. Iniesta ka 131 ndeshje me Spanjën, ku ka shënuar 13 gola, duke fituar dy tituj të Evropës dhe një të botës./Lajmi.net/