Shtypja e lartë e gjakut, njohur ndryshe si hipertensioni, i prekë një pjesë të madhe të njerëzve.
Simptomat ndonjëherë nuk mund të vërehen, dhe sëmundja është e rëndësishme të kontrollohet rregullisht në mënyrë që të shmangen komplikimet serioze, transmeton Telegrafi. Shkaktarët e hipertensionit ende nuk dihen, ndonëse ka disa faktorë të cilët mund t’jua rrisin rrezikun për ta zhvilluar atë.
Ushtrimet fizike rekomandohen për të ndihmuar në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, bashkë me eliminimin e disa ushqimeve nga dieta dhe shtimin e disa ushqimeve në pjatën tuaj.
Hulumtimet e fundit të publikuara në ‘NCBI’ thonë se fistikët janë mënyrë e shëndetshme për ta zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut, sepse e zvogëlojnë ngushtimin e enëve të gjakut.
Vlen të ceket se përveç fistikëve, edhe bananet njihen si ushqim i shëndetshëm për hipertension. /Telegrafi/