FerizajPress

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës, Elmi Reçica uron bashkëatdhetarët: Mirë se vini në vendlindje bashkëatdhetarë!

Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë bërë të ditur mediat zvicerane.

Për këtë deputeti Elmi Reçica ka uruar bashkëatdhetarët  që jetojnë dhe veprojne në Zvicër.

Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nga e dita hënë e datës 28 shtator do të mund të udhëtojnë për vendlindje dhe t’i vizitojnë familjarët e tyre, të cilët e kishin të pamundur t’i takojnë shkaku i bllokimeve të udhëtimeve që u shkaktuan si rezultat i pandemisë Covid-19, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë i deputeti Elmi Reçica

Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nga e dita hënë e datës 28 shtator do të mund të udhëtojnë për vendlindje dhe t’i vizitojnë familjarët e tyre, të cilët e kishin të pamundur t’i takojnë shkaku i bllokimeve të udhëtimeve që u shkaktuan si rezultat i pandemisë Covid-19.

Nga hëna e javës së ardhshme, Kosova do të mirëpres mijëra e mijëra bashkëatdhetarë dhe vendi do të gjallërohet.

Me këtë rast, ftoj institucionet përgjegjëse që të rrisin kapacitetet e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinls “Adem Jashari” dhe të ofrojnë e sigurojnë lehtësira për të shmangur grumbullime të mëdha që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Po ashtu, ftoj institucionet përgjegjëse që të mbikëqyrin dhe të mos lejojnë abuzimet eventuale të avio kompanive për rritje të çmimeve të biletave të fluturimeve.

Mirë se vini në vendlindje bashkëatdhetarë!

Exit mobile version