Zvicra është kualifikuar në 1/8-ën e finales në Kupën e Botës, pas barazimit me Kosta Rikën. Mirëpo, “Helvetikët” ia kanë parë sherrin kësaj ndeshje në një aspekt tjetër, përcjellë “Lajmi.net”. Dy futbollistët startues, Stephan Lichsteiner dhe Fabian Schar, janë ndëshkuar me kartonë të verdhë. Kësisoj, ata do të mungojnë në sfidën e radhës ndaj Suedisë. /Lajmi.net/