Lajme

Zvicra arreston 8 këngëtare shqiptare dhe 2 “shefat” e tyre në një klub nate

By FerizajPress

April 09, 2017

Lokali njihet si klub shqiptar i muzikës ndërsa personi që e menaxhon atë është shqiptar por me shtetësi serbe, shkruan albinfo.ch.

Tetë femra të arrestuara me këtë rast janë këngëtare, kameriere dhe “dama animuese”, të moshave 19 deri 28 vjeçare, njofton policia. Veç tyre është arrestuar edhe një shtetas tjetër i Shqipërisë, 28 vjeçar, i cili po ashtu po qëndronte ilegalisht në Zvicër.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për shkelje të Ligjit për të huajt dhe duhet të merren në pyetje nga prokuroria përgjegjëse.

Arrestimi i femrave, këngëtare dhe kameriere kryesisht nga Shqipëria, të cilat vijnë në klubet e natës në Zvicër, të udhëhequra të shumtën e rasteve nga menaxherë shqiptarë të Kosovës ose të Maqedonisë, është një dukuri që përsëritet shpesh. Zakonisht bëhet fjalë për qëndrim dhe punë pa leje të tyre ose edhe për afarizëm ilegal të klubeve.