Ai ka treguar gjithashtu tiparet e tij zvicerane dhe shqiptare.
“Kam luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave në Zvicër, përpara se të zgjidhja kombëtaren shqiptare. Ishte një dëshirë e imja për të qenë pjesë e kuqezinjve, duke patur parasysh se ai ishte atdheu i prindërve të mi dhe gjithashtu dhe trajneri arriti të më bindë dhe të më jap sigurinë se me Shqipërinë do të arrinim diçka të madhe.
Kualifikimi në Europian ishte një krenari e madhe për të gjithë ne, na bëri të ndihemi krenar, teksa shikonim lumturi në sytë e njerëzve tanë. Janë disa gjëra që nuk harrohen kurrë, dhe Europiani ishte një prej tyre.
Nëse do të ishte për mua do të luaja 24 orë futboll në ditë, vetëm se nuk e di a do të më mbanin më këmbët. Në stërvitje impenjohem shumë, dhe besoj se korrektësia është një tipar zviceran i imi, ndërsa pasioni me të cilin luaj dhe karakteri që unë kam është ana ime shqiptare”, tha Aliji.
Parashikoni n deshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6