Shëndetësi

Zvarritja! Trendi i ri i palestrës për vitin 2017

By FerizajPress

November 23, 2016

Hidheni jashtë biçikletën tuaj, këpucët e baletit, dhe veglat e tjera të palestrës që mund të keni në shtëpinë tuaj, sepse zvarritja është vendosur të jetë trendi i palestrës për vitin 2017.

Edhe pse duket qesharake kur shikoni dikë, i cili tërhiqet zvarrë në shtëpi apo palestër dhe të krijon përshtypjen e një çerdhe fëmijësh sesa një ushtrim palestre, por zvarritja është një ushtrim i cili do praktikohet tani e tutje për trupin, shprehet eksperti britanik Ashley Hunt.

Zvarritja ndihmon për të balancuar peshën e trupit dhe nuk ka nevojë për asnjë pajisje palestre. “Ne kemi parë tashmë rritje të popullaritetit të personave që e ushtrojnë këtë metodë dhe ka dhënë rezultat. Britania e Madhe tani është duke ndjekur shembullin”, shprehet Hunt.

Ky ushtrim mund të bëhet lehtësisht në shtëpi, pasi zvarritja është e dobishme për një sërë arsyesh. Kjo është një lëvizje simetrike, që do të thotë se ju duhet të punoni shumë për të mbajtur një pozicion të përsëritur. Zvarritja ndihmon jo vetëm me forcën e përgjithshme të trupit, por gjithashtu iu jep edhe qëndrueshmëri.

Nga kyçet, supet dhe deri te ijet, këmbët dhe kofshët, ky ushtrim ka efekt. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, dhe rregullon qëndrimin tuaj duke ndihmuar shpinën./ tvklan.al