Zëvendës ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani është shprehur optimist se Kosova e ka vendin e sigurtë në NATO. Këto komente Ramadani i ka bërë në llogarinë e tij personale në Facebook, pasi mbrëmë Maqedonia ka festuar ftesën për anëtarësim në NATO, sipas tij, Mali i Zi para një viti (2017) ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009, transmeton Indeksonline. Më tutje, numri dy i FSK-së ka shtuar se viti 2018 do të jetë ai kryesorë për formimin e Ushtrisë së Kosovës. “Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin”, ka shkruar Ramadani. Postimi i plotë: Kosova e ka vendin në NATO Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009. Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dedaka. Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin. Një gjë është e qartë: Viti 2018 është viti i ushtrisë./Indeksonline/