Lajme

“Zoti gjykatës më thoni kë kam vrarë, gruan apo dikë tjetër?”

By FerizajPress

October 26, 2016

Kasëm Lila nuk i vetëdijshëm për krimin që ka bërë, duke thënë se ishte i tronditur.

““Zoti gjykatës, ju lutem më shpjegoni pak kë kam vrarë gruan apo dikë tjetër, pasi nuk mbaj mënd asgjë ç’ka ndodhur dhe isha i tronditur”, është shprehur 56-vjeçari në Gjykatë.

Pasi gjykatësi i shpjegoi se çfarë kishte bërë, Kasëm Lila u ul në karrige dhe filloi të qante. Ai përsëriti të njëjtin version të ngjarjes që kishte thënë edhe gjatë marrjes së pyetje.

Pas konfliktit me bashkëshorten e tij, ai mori çiften e vëllait duke qëlluar gruan Afize Lila 41 vjeç dhe plagosi kunatën Zyra Lila, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

.