Zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën, kërcënonte se do të hidhej nga ballkoni

By FerizajPress

April 28, 2016

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të Rendit, të cilat bënë të mundur shpëtimin e saj.

Sipas personit, që i mundësoi pamjet për rubrikën “Ti raporton”, e moshuara kishte dalë në ballkonin e banesës së saj, në katin e pestë, dhe kërcënoi të hidhej, shkruan tch. Me mbërritjen në vendngjarje, një oficer i forcave zjarrfikëse u ngjit në të dhe e largoi prej andej. Nuk dihen arsyet që e çuan të moshuarën drejt një akti të tillë.

The post Zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën, kërcënonte se do të hidhej nga ballkoni appeared first on Lajminet.