Ferizaj

Zjarret po shkatërrojnë pyjet mes fshatrave Komogllavë-Gurëz. Kjo është gjendja sot (Foto)

By FerizajPress

March 30, 2019

Zjarri që ka kapluar  pyjet  në mes të fshatrave Komogllavë dhe Gurëz të Ferizaj ka shkatërruar një hapësirë  të madhe  dhe zjarret zjarret po shkatërrojnë pyjet  mes fshatrave Komogllavëdhe Gurëz.

Ka dy ditë që edhe ekipet e zjarrfikësve po mundohen të shujan zjarret e ka pasur edhe raste kur këto ekipe kanë reaguar edhe në zona  të minuara ku mund të jenë shumë të rrezikshme edhe për jetën e tyre.

Në anën tjetër institucionet komunale të Ferizaj, zjarrfikësit e  Ferizaj dhe nga  Policia Rajonale në Ferizaj bëhet apel te qytetarët që të jenë të kujdesshëm me zjarret pasi ato përveç dëmeve materiale po paraqesin rrezikshmëri shumë të madhe.