Lajme

Zjarre të reja në Greqi, pas Athinës, ishuj dhe gadishulli i Peloponezit në flakë

By FerizajPress

August 14, 2018

Në ishullin Evia, pranë Athinës, shumë vatra zjarri që prej ditës së diel, dogjën mbi 1200 hektarë pyje, tashmë janë vënë nën kontroll pas operacioneve të organizuara të rreth 200 pjesëtarëve të forcave zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga qindra trupa dhe mjete të ushtrisë,ndërsa kanë mbetur ende disa zjarre të vogla që pritet të shuhen në orët e ardhshme.

Në mbrëmjen e së hënës është bërë me dije se edhe një person tjetër, 63 vjeç, i plagosur nga zjarret në zonën e Matit muajin e kaluar , ka humbur jetën në spital dhe bilanci tragjik nga kjo fatkeqësi e madhe ka arritur në 95 të vdekur.

Gjithashtu, në spitalet e kryeqytetit kurohen mbi 30 të plagosur nga këto zjarre, prej të cilëve katër persona në gjendje tepër kritike trajtohen në repartin e reanimacionit.