Ferizaj

Zjarr në restorant Kruja në Dardani të Ferizajt

By FerizajPress

November 16, 2018

Rreth orës 18:30 restoranti “Kruja” në Dardani Të Ferizajt është përfshirë nga zjarri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa sipas zëdhënësit të policisë, Agim Gashi, dëmet do të konstatohen më vonë. Në vendin e ngjarjes gjenden ekipet e zjarrfikësve të cilët po lokalizojnë zjarrin. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i restorantit. Policia dhe ekipi i ndihmës së shpejt gjenden në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin