Është përfshirë nga zjarri një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në Kaçanik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, u shpreh Veseli.
“Janë njoftuar brigada e zjarrfifkësve të Kaçanikut, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje”.