Lajme

Zjarr në maternitetin e Durrësit, digjen të gjitha pajisjet

By FerizajPress

January 28, 2017

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, sipas të cilit flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë. Gjithashtu mësohet se në një ambient tjetër janë zhvendosur edhe 17 fëmijë, shkruan lapsi.al.

Mësohet se puna për riparimin e defektit ka nisur ditën e sotme, por do duhen disa ditë për riparimin e tij. Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune, të gjitha pacientet do të dërgohen në Tiranë.