Lajme

Zijadini e lanë veturën e Thaçit ma lirë se Jahjagës

By FerizajPress

April 15, 2016

Sikurse Ahtifete Jahjagës, edhe Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçit do t’ia lajë veturën gjatë gjithë vitit “Zijadini”. Kjo kompani do të paguhet për shampon, ujë e brushë 8,260 euro.

Krahasuar me kontratën parapraka që kishte me presidencën, kjo kompani ka ofruar që shërbimin e larjes së veturave gjatë mandatit të Hashim Thaçit ta kryej me pagesë më të ulët për 150 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Kontratën me “Zijadinin”, presidenca do ta nënshkruaj me 8 prill, sipas njoftimit në fazqen zyrtare të KRPP-së./Gazeta Fjala/