Sport

Zidane në rrezik

By FerizajPress

April 09, 2016

Zinedine Zidane mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Nëse skuadra eliminohet nga Wolfsburg në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, francezi do të lirohet nga detyra.

“Los Blancos” janë mposhtur në takimin e parë në Gjermani me rezultat 2:0.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Zidane do të shkarkohet nëse gjërat shkojnë keq në ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme, përcjell “Lajmi.net”.

Zidane u emërua në detyrë më herët gjatë këtij sezoni si pasardhës i Rafael Benitezit.