Sport

Zidane ia jep një lajm të keq Moratas

By FerizajPress

November 21, 2016

Trajneri francez në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Sportingun në Ligën e Kampionëve, është treguar i qartë duke thënë se BBC do të kenë minuta më shumë në fushë se sa lojtarët tjerë.

“Nuk them se tresha ‘BBC’ është e paprekshme, por të tretë janë më të mirët. Të gjithë janë të mirë, por jo aq sa ‘BBC’”, ka deklaruar Zidane, duke i treguar qartë Moratas se i duhet më shumë punë për të lënë në bankinë Karim Benzeman, përcjell lajmi.net.

Ndërsa duke folur për ndeshjen me Sportingun, Zidane tha se pret ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.