Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj

By FerizajPress

December 02, 2018

Një person nga Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin, njofton Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.