Zhduken dy të rritur dhe një fëmijë në Maqedoni brenda një dite

By FerizajPress

May 11, 2016

Në policinë e Strugës, 47 vjeçari E.D. nga Dellçeva, dhe me qëndrim të përkohshëm në Strugë, ka denoncuar se dje rreth orës 17:15 orë nga shtëpia në drejtim të panjohur është zhdukur gruaja e tij 36-vjeçarja V.D nga fshati Radolishtë dhe me vete e mori edhe fëmijën e tyre shtatë-muajshe, transmeton TetovaSot.

Në stacionin policor në Gjorçe Petrov të Shkupit, gruaja J.B (55) nga Shkupi ka denoncuar rastin, se dje në orën 13 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar burri i saj M.B (60) dhe nuk është kthyer më.

Policia ka marrë masa dhe është vënë në kërkim të tyre.

The post Zhduken dy të rritur dhe një fëmijë në Maqedoni brenda një dite appeared first on Lajminet.