Ndërkohë dje, 100 persona u evakuuan nga Bondo, transmeton Express.
Gurët janë rrokullisur nga bjeshka deri në hyrje të fshatit dhe policia në kantonin Graubuenden ka thënë se disa ndërtesa janë dëmtuar.
Policia ka theksuar se nuk ka qenë në gjendje të mbërrijë te tetë persona që ishin në luginën Bondasca në kohën e rrëshqitjes së dheut. Besohet se ata janë shtetas të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.
Gjashtë nga këta persona janë raportuar si të zhdukur nga të afërmit./Express/
Un glissement de terrain avec avalanche a été filmé par Michele Battoraro sur le Piz Cengalo à la frontière italo-suisse. #Suisse #Alpes pic.twitter.com/mQDwI26wdG— Keraunos (@KeraunosObs) August 24, 2017