Kadri Veseli për të dytën herë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhja e tij në këtë post u bë pas gjashtë seancave të ndërprera, dhe pasiqë partitë e koalicionit PAN-AKR dhe ato nga komunitetet pakicë u pajtuan mbrëmë që të thirret seanca e sotme me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, koalicioni PAN duhet të nominojë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re e që kandidat është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, Haradinaj duhet të marrë amimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhet t`i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë për thirrjen e seancës për krijimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova