Ferizaj

Zharku: Me iniciativën e Muharrem Svarqës dhe Lutfi Hazirit, rruga Ferizaj-Gjilan emërtohet “Beau Biden”

By FerizajPress

June 09, 2016

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u morë vendim që rruga Ferizaj-Gjilan të emërtohet me emrin “Beau Biden”. Për këtë Ministri i Infrastrukturës. Lutfi Zharku ka thënë se ishte iniciativë e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryetarit të Gjilanit,Lutfi Haziri. Zharku ka thën se kjo iniciativë u përkrah unanimisht nga Qeveria e Kosovës në shenjë falënderimi për të gjithë juristët dhe shërbyesit e ndryshëm nga ShBA-të që kontribuuan në mënyra t ndryshme në shtetndërtimin e Kosovës.

“Me votim unanim në mbledhjen e sotme të Qeverise së Republikës së Kosovës u përkrah propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës që rruga Gjilan – Ferizaj të emërtohet sipas juristit dhe politikanit amerikan Joseph Robinette Beau Biden III në shenjë falënderimi për të gjithë juristët dhe shërbyesit e ndryshëm nga ShBA-t që kontribuuan në mënyra të ndryshme në shtetndërtimin e vendit tonë. Iniciativa zyrtare për emërtimin e kësaj rruge u ngrit nga kryetaret e këtyre dy komunave, Lutfi Hazirit dhe Muharrem Sfarqes. Urime! LZh”