Shëndetësi

Zgjidhni problemin me kariesin: Bëni vetë pastën nga vetëm katër përbërës!

By FerizajPress

March 02, 2018

Mos ia lini fajin gjenetikës së keqe, këtë herë justifikim nuk keni.

Pastën për dhëmbë mund ta bëni vetë nga vetëm pak përbërës natyralë, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

– 4 lugë kalcium pluhur, – 1 lugë stevia, – 1 lugë sodë bikarbon, – ¼ lugë vaj kokosi.

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni pastën, në përzierje duhet të mos mbetet asnjë kokërr.

Shfrytëzojeni si zëvendësim për pastën të cilën e përdorni zakonisht.

Kushtoni kujdes:

Pasta nuk bënte përdoret 30 ditë me radhë, sepse ka veprim të fortë abraziv.

Më së miri do të ishte që ta kombinoni me pastën e blerë në dyqane. Shtatë ditë pastë të blerë, shtatë ditë pastë shtëpiake.

Provoni të përdoroni vaj e kokosi. Vaji i kokosit është i njohur në gjithë botën, andaj mund ta gjeni në çdo dyqan.

Pos që është i shëndetshëm për kurën e trupit, është i shëndetshëm edhe për kurën e dhëmbëve.

Provoni që me vaj kokosi të lyeni dhëmbët, vaji mbron dhëmbët nga prishja, eliminon bakteret nga dhëmbët dhe natyrshëm i shëron.

Përgatitja:

Qitni një lugë vaj në gojë dhe mbajeni rreth 20 minuta, derisa pështyma të bëhet e bardhë.

Mos e përpini vajin, pas tretmanit pështyjeni.

Ky vaj eliminon bakteret dhe pengon prishjen e dhëmbëve. /Telegrafi/