Afera e “Panama Papers” e ka detyruar koalicionin qeveritar islandez ta emëroj kryeministrin e ri dhe u premtua se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen para fundit të këtij viti.
Presidenti islandez dekretoi Sigurdur Ingi Johannsson, i propozuari i koalicionit qeveritar, si kryeministër të ri të vendit, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë paralajmëruar për vjeshtën e këtij viti.
53-vjeçari Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit si dhe është numri 2 në Partinë Progresive, duke qenë një i besuar i kryeministrit të dorëhequr Gunnlaugsson.
Sigmundur Davíð Gunnlaugsson- u bë viktima e parë e madhe e Panama Papers – u largua pas protestave gjithë popullore pasi u zbulua se gruaja e tij zotëronte një kompani “offshore” në Panama, raporton The Guardian.