Ka përfunduar sot zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Qamil Ilazi “ e cila lidhet me rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj por edhe lidh disa lagje të kësaj ane me qendrën e qytetit.
Me këtë rast drejtori për Infrastrukturë në komunën e Ferizajt Gafurr Ilazi tha se pas disa vonesave që kanë shoqëruar këtë projekt , punët përfundimtare garantojnë për një cilësi të asfaltit dhe më shumë hapësira për lëvizje.