Lajme

Zgjedhjet të pashmangshme: Kjo është arsyeja!

By FerizajPress

February 22, 2017

Deputetët e “padëgjueshëm” të PDK-së dhe të LDK-së mund t’ia pamundësojnë këtij koalicioni ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani janë të paktën katër deputetë të PDK-së që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje e ata janë, (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela dhe Shaip Muja) dhe katër të LDK-së (Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Besa Gaxherri), të cilët mund ta pamundësojnë ratifikimin e Demarkacionit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Elmi Recica, ka thënë për Tribuna Channel se mosratifikimi i Demarkacionit sjell pasoja të mëdha në vend, e sidomos mos liberalizimit të vizave.