Lajme

Zgjedhjet si referendum për fatin e Maqedonisë!

By FerizajPress

December 11, 2016

Qytetarët e Maqedonisë sot do të vendosin për një qeveri të re, e cila do ta thyej izolimin politikë të vendit, apo për vazhdimin e një pushteti me demokraci të vdekur. Këto zgjedhje vlerësohen edhe si referendum politik për Maqedoninë.

Dy partitë kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe LSDM e kryeopozitarit Zoran Zaev, gjatë fushatës kanë shfaqur një retorikë politike proevropiane, por duke e akuzuar njëra-tjetrën për afera korruptive, procese të montuara gjyqësore, si dhe për ngecjen e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndërsa partitë politike shqiptare në këto zgjedhje garojnë në pesë lista, duke rrezikuar kështu copëtimin e votës shqiptare dhe si rezultat i kësaj edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Madje, në këto zgjedhje ka shqiptarë që votën e bashkëkombasve e kërkojnë për partinë maqedonase LSDM të Zoran Zaev.

.