Zgjedhjet në Maqedoni kaluan me pak probleme dhe në përgjithësi të qeta.
Shqiptarët e Maqedonisë padyshim se qysh në fillim gabuan ,duke hyrë në zgjedhje të ndarë në shumë parti.
Ajo që mbetet e mirë për ne është se ne duhet të mësojmë nga pësimet që bëjmë.
Shtrohet pyetja se a i’u dha edhe një mundësi politikanëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë?!
Unë mendoj se po!
Duke u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve shihet qartë se Partia opozitare e Zajevit ka marrë 49 deputet, dhe nëse shqiptarët në këtë kohë bashkohen mes vete dhe me partinë opozitare maqedonase atëherë padyshim se Nikolla Gruevski me partinë e tij do të kalojnë në opozitë, ku kjo do të jetë përmirësim i gabimit të politikanëve shqiptarë dhe dërgim në opozitë të Gruevskit.
Është momenti i fundit që politikanët shqiptarë të Maqedonisë të bashkohen për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Shkruan: Phd kandidat Sedat Ismajli