Lajme

Zgjedhjet në Pakistan, kryeson lideri i opozitës

By FerizajPress

July 26, 2018

Me votat e numëruara në pothuajse gjysmën e qendrave të votimit, partia e tij Tehreek-e-Insaf udhëheq, por rivalët pretendojnë se ka manipulim të madh të votave.

Zgjedhjet kombëtare në Pakistan u mbajtën të mërkurën dhe u shënuan me një sulm të madh vetëvrasës në qytetin Kueta, ku mbetën të vrarë mbi 30 vetë.

Gati 106 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote për Asamblenë Kombëtare prej 342 ulësesh dhe për asambletë në provincat Khiber Paktunkva, Punxhab, Sind dhe Baluçistan.

Imran Khan, i shkolluar në Universitetin e Oxfordit, e ka çuar Pakistanin në fitore të Kupës Botërore në Kriket, në vitin 1992. Ai ka hyrë në politikë më 1996.