Editorial

Zgjedhja e Presidentit të SHBA-ve  dhe ndikimi i Tij  në politikën e jashtme

By FerizajPress

November 09, 2016

Duke u bazuar në historikun e zgjedhjeve së Presidentëve në SHBA , asnjëherë nuk ka ndodhur që njëra prej partive të ketë më shumë se dy mandate në “Shtëpinë e bardhë”.

Pavarësisht interesit tonë që pozitën e Presidentit t’a merr Clinton, ne nuk duhet të zhgënjehemi për fitoren e Trumpit, sepse pa marrë parasysh kush udhëheq në ‘Shtëpinë e bardhë’ politika amerikane nuk është politikë ditore, dhe nuk mendoj se zgjedhja e Trumpit do të ndikoj në marrëdhëniet e Amerikës me politikat e jashtme.

Arsyeja pse mendoj në këtë parim është sepse: Gjatë okupimit Jugosllav ishte NATO ajo që ndihmoi në çlirimin e shtetit të Kosovës me ndihmën e SHBA-së nën udhëheqjen e ish-Presidentit demokrat Bill Clinton.

Po ashtu gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës qe republikani ish-Presidenti George W.Bush, i cili tha në Shqipëri se Kosova do të jetë e pavarur gjë që u bë.

Andaj mendoj se zgjedhja e Presidentit të ri në SHBA do të jetë shtyrje e proceseve para të cilat i la në përfundim të mandatit ish-Presidenti Obama.

Mr.sc.Sedat Ismajli