Gjatë ditës së sotme është zgjedhur kryesia e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” në Ferizaj.
Pas shumë vështirësive dhe problemeve të ditëve të fundit si duket për klubin KH “Kastrioti” po vijnë ditë të mira.
Kryeia e sapo zgjedhur në krye me Faton Hasanin kanë premtuar që do të punojë me përkushtim maksimal dhe se rezultatet e klubit nuk do të mungojnë në të ardhmen.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate që ka lëshuar kryesia e sapo zgjedhur e KH “Kastrioti”
Komunikatë për informim
Me iniciativën e kryetarit të komunës së Ferizajt z. Agim Aliu bazuar në gjendjen e tanishme të klubit të Hendbollit KH “ Kastrioti – M”, grupi inicues për formimin e kryesisë së re të klubit, sot me datë 24.10.2020 mori këtë vendim;
1) Emron kryesinë e klubit në përbërje;
– Faton Hasani
– Fikret Ibrahimi
– Ardian Ferizi
– Basri Ibrahimi
– Ekrem Beqa
– Fatmir Syla
2) Kryesia e klubit zgjodhi organet drejtuese të klubit me;
– Kryetar z. Faton Hasani
– Nënkryetar z. Fikret Ibrahimi
– Drejtor klubi z. Ekrem Beqa
Duke pas parasysh problemet e ditëve të fundit në klubin e henbollit, u ngjall shpresa se gjërat do të ndryshojnë për të mirë për klubit tonë të zemrës dhe Hendbollin Ferizajas.
Kryesia zotohet se do të punojë me përkushtim maksimal dhe se rezultatet e klubit tonë nuk do të mungojnë në të ardhmen. Suksese!