Lajme

Zëvendëskryeministri i Turqisë do të përurojë xhaminë në Janjevë

By FerizajPress

April 22, 2016

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş, sot është në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Kurtulmus do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme në Kosovë, ku do të marr pjesë në përurimin e xhamisë “Murat Bej” në Janjevë, e cila do të përurohet rreth orës 12:15.

Ndryshe, ai zhvilloi disa takime me krerët e shtetit, si të presidentin Hashim Thaçi dhe me kryekuvendarin Kadri Veseli, nga të cilat ndër tjerash u njoftua rreth zhvillimeve në Kosovë. /