Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, propozoi masat e reja që do të hyjnë në fuqi.
Zemaj bëri të ditur se gastronomisë i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë nga ora 21:00 deri në ora 05:00, përveç shërbimit “take away”.
I pyetur për kufizimin e lëvizjes, Zemaj tha se nuk do të ketë kufizim të tillë dhe se pret që qytetarët të jenë të përgjegjshëm për t’i respektuar rregullat.
“Ju bëj thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim, pasi askush nuk është i tepërt në luftën kundër pandemisë. Qytetarët tanë nuk meritojnë mbyllje dhe kthim në pikën zero”.
“Sa i përket përkufizimit të lëvizjes, nuk do të ketë. Shpresojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent duke respektuar masat”, deklaroi Zemaj, njofton Klan Kosova.
I pari i shëndetësisë mes tjerash bëri të ditur se vendimet e propozuara gjatë ditës së sotme do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e tij, duke shtuar se shpreson që nesër të ndodh një gjë e tillë.