Lajme

ZBULOJMË || Gjithçka që ndodhi në takimin e sotëm ndërmjet liderëve të opozitës dhe shoqërisë civile!

By FerizajPress

April 22, 2016

Gazeta Blic ka zbuluar gjithçka që ka ndodhur në takimin e sotëm ndërmjet tre liderëve të opozitës. Sipas burimeve të afërta me takimin e sotëm ndërmjet liderit të VV-së, Visar Ymeri, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të prirë nga Dukagjin Gorani, palët nuk kanë rënë në dakord për të vazhduar tutje.

“AAK dhe Nisma kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdohet edhe më tutje opozita e bashkuar për të rrëzuar Qeverinë, mirëpo që VV ka kërkuar qartësim të situatës. Visar Ymeri ka qenë shumë i prerë, ose duhet të shkohet sipas Alternativës, ose s’ka më bashkëpunim. Nuk mund të shkohet tutje”, ka treguar ky burim se çka saktëisht ka ndodhur në takimin e sotëm.

Në këtë takim, sipas burimeve të Gazetës Blic është diskutuar edhe për përplasjet e fundit ndërmjet tri subjekteve opozitare.

“Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir lImaj kërkuan që të mos vazhdohet më me përplasje publike ndërmjet partive opozitare, ngase sipas tyre po dëmtohet opozita. Ata gjithashtu, kërkuan të vazhdohet  me kundërshtimin e përbashkët të qeverisë dhe të lihet e hapur mundësia për takime të tilla dhe për mundësinë e bashkëpunimi më të thellë, mirëpo, që VV nuk u pajtua me këtë mënyrë. Për Ymerin e vetmja zgjidhja është alternativa”, tregon ku burim.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE || Takohen liderët opozitarë: Ja çka u vendos përfundimisht!

Gazeta Blic merr vesh se grupin e shoqërisë civile e ka udhëhequr Dukagjin Gorani, ku bashkë me të ishin edhe disa përfaqësues tjerë të shoqërisë civile.

Takimin e sotëm e ka konfirmuar edhe Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai ka shpallur të përfunduar bllokun opozitare.

LEXO EDHE: ZBULOHET || Ja plani i VV-së për subjektin e ri politik- ALTERNATIVËN (DOKUMENT)