Ferizaj

Zbulohet shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili

By FerizajPress

November 28, 2017

Ferizaj. 28.11.2017. Me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit u zbulua shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili në Gaçkë të Ferizajt Pikërisht më 28 Nëntor, në ditën e ngritjes së Flamurit në Gaçkë të Ferizajt është zbuluar shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili. Në këtë tubim kanë marrë pjesë bashkëluftëtarë të Imri Halilit, veteran të luftës së UÇK-së, kryetari i sapo zgjedhur i Ferizajt në zgjedhjet e Nëntorit, Agim Aliu dhe qytetarë të Ferizajt, Gaçkës dhe rrethinës. Me këtë rast folën bashkëluftëtarë dhe veteran të luftës të cilët evokuan kujtime nga lufta e lavdishme e UÇK-së dhe nderuan veprën e tyre të lavdishme.

“Gaçka ishte strehë e dhjetëra mijëra njerëzve qe ishin larguar nga shtëpitë e tyre me dhune, si e gjithë Kosova edhe ky vend i dha Kosovës 4 martirë, 5 luftëtarë u plagosen” ka thënë Bedri Hasani Për këtë vepër foli edhe kryetari i OVL të UÇK-së Rafiz Sejdiu i cili tha se shtatorja e Imri Halilit zbukuron dhe nderon fshatin Gaçkë “Jo rastësisht sot Gaçka po e zbulon këtë shtatore, ky lapidar jo vetëm që e zbukuron Gaçkën por edhe e nderon” ka thënë Rafiz Sejdiu. Edhe gjenerali Imri Ilazi tha se zbulimi i kësaj shtatore po bëhet në ditët kur kombi shqiptar po shënon ditët më të rëndësishme të tij. “Sot ne një dite të shënuar dhe të njohur për te gjithë në,dita e flamurit, dita e shumë ngjarjeve te Kosovës edhe ne sot kemi arritur ta zbulojmë këtë shtatore” tha Imri Ilazi Ndërsa Habit Halili, babai i Dëshmorit të Kombit Imri Hali ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e kësaj shtatore.