Ferizaj

Zbulohet mini-punëtoria ilegale e duhanit në Ferizaj

By FerizajPress

October 13, 2016

Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikojë, lokalizojë dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.

Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së   urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj  është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është  kontrabanduar në rrugë të ndryshme. Gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrance është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese.

Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.

Me këtë rast, janë sekuestruar 171 kilogramë duhan i papërpunuar , duhan i papërpunuar (fletë) 161 kilogramë si dhe një makinë për bluarjen e duhanit.