Mediat greke shkruajnë se operacioni i policisë greke në zonën e Atikës, zbuloi një laborator të përpunimit të drogës.
Droga e llojit kokainë, heroinë dhe hashash i përpunuar kishte për qëllim tregun vendas.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruafr7 kilogramë heroinë, 850 gram kanabis i përpunuar, 37.6 gram kokainë dhe 5 kilogramë e 506 gram pluhur farmaceutik i përshtatshëm për tjetërsimin e drogës.
Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje laboratorike për përpunimin e drogës, një pistoletë, një sasi parash prej 13 635 euro si dhe 2500 lekë shqiptare, dy makina, telefon celularë, peshore etj.
The post Zbulohet laboratori i drogës, 11 shqiptarë në pranga appeared first on Lajminet.