Në takimin Atletico – Malaga të shtunën pati një incident të çuditshëm.
Diego Simeone në fundjavë u ndëshkua nga gjyqtari dhe u detyrua ta përcjellë takimin nga tribuna, pasi që mendohej se ai hodhi një tjetër top në fushë, gjatë një kundërsulmi të kundërshtarit.
Por, me sa duket trajneri i Atleticos, Diego Simeone, nuk është fajtori për këtë incident, pasi nuk ishte ai i cili hodhi topin e dytë në fushë.
Përkundër faktit se topin nuk e hodhi ai vetë, pamjet nga televizionet spanjolle shfaqin Simeonen duke e udhëzuar djaloshin e topave që ta bëjë këtë veprim, në mënyrë që të ndalohet ndeshja.
Shikoni pamjet më poshtë. /Gazeta Blic/
The moment that Diego Simeone appears to tell ballboy to throw a stray ball onto pitch v #Malaga to stop game: pic.twitter.com/sJKGG9cDq8 — Fútbol de Andalucía (@FutbolAlAndalus) April 23, 2016
The ball can be seen entering the game here: pic.twitter.com/jVNvtvLIIH — Fútbol de Andalucía (@FutbolAlAndalus) April 23, 2016