I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emisionin “Debat” në RTK ka folur edhe për listën e përbashkët opozitare. “Lista ka shumë gjasa të bëhet”, tha ai. Sipas tij, në formimin e Listës së përbashkët opozitare duhet të merren parasysh disa kritere, si fuqia e partive politike, përfaqësimi i tyre etj. Ai nuk ka dashur të flasë se kush do të jetë bartës i listës, VV apo AAK, raporton Gazeta Blic. Gazeta Blic ndërkaq, dje ka raportuar se AAK ka bërë një propozim konkret për listën e përbashkët opozitars. AAK si kriter ka caktuar që ai subjekt që e ka bartësin e listës, i takon posti i kryetarit të Kuvendit, ndërsa kandidatit të dytë në listë i takon e drejta e mandatarit për kryeministër.