Lajme

Zbulohet identiteti i të arrestuarit në Han të Elezit të cilin e kërkonte Zvicra

By FerizajPress

July 15, 2019

Është zbuluar identiteti i personit të arrestuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit. 

Gazi Gaziu ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga autoritetet zvicerane ndaj të cilit ishte lëshuar madje edhe urdhërarrest ndërkombëtar. 

Ai është shqiptar me nënshtetësi të Maqedonisë ndërsa kërkohet për disa vepra penale. 

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se Gaziu është i arratisur nga burgu në vitin 2017 ndërsa Zvicra e kërkon atë për dhunim dhe drogë. 

Dyshohet se i njëjti ka jetuar në Kosovë për një kohë madje kishte ndërruar edhe identitet.

Lajmin për arrestimin e të kërkuarit e ka konfirmuar Prokuroria e Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës. 

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person të dyshuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa në raportin e policisë thuhet se në Han të Elezit, të dielën në orën 19:26 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë. 

Gazi Gaziu aktualisht është në njërën nga qendrat e paraburgimit ndërsa autoritetet kosovare në bashkëpunim me ato zvicerane dhe maqedonase do të vendosin për ekstradimin e tij.