Zbulohet identiteti i pedofilit shqiptar, hetuesit: Ja si i joshte minorenet

By FerizajPress

June 08, 2016

Zakonisht shqiptari priste vajzat në momentin që ato dilnin nga shkolla dhe më pas tentonte t’i fuste në kurth. Nga hetimet rezulton se sjelljet e tij periodike pedofilinë kanë nisur në shtator të vitit 2015 dhe kanë vazhduar intensivisht deri në arrestimin e tij.

46-­vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke ka dalë sot para një gjykate të Pireut me akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje.

Sipas hetuesve, pedofili ka 26 raste të ngacmimit të vajzave të moshës 13­15 vjeçe.

Ai u arrestua pas disa kallëzimeve të bëra për një burrë misterioz që lëvizte me biçikletë dhe që detyronte vajza të mitura të kryenin akte të pa hijshme me të.

Në momentin që policia e ndaloi ndërsa po lëvizte me biçikletë, shqiptari nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej.

Sipas raporteve të policisë, 46­vjeçari i vinte syrin vajzave të mitura dhe më pas u priste rrugën me biçikletë, në përpjekje për të marrë informacion se ku banoni apo kur i takonin prindërit. Pasi merrte informacionin e nevojshëm, ai më pas përzgjidhte të sulmonte vajzat të cilat ktheheshin në shtëpi të vetme.

Në një rast të veçantë, 46-­vjeçari ka ndaluar një vajzë e të cilës i kishte thënë se njihte babain e saj, duke u thënë emrin e prindërve.

Më pas, pasi vajza e ka besuar këtë gjë, ai ka vazhduar duke i thënë se i kishte pikturuar dhomën e gjumit kur ajo kishte qenë fëmijë.

Më tej, ka vazhduar duke i thënë të miturës se po i bënte shoqëri pasi prindërit e saj kishin një punë dhe do të vonoheshin për t’u kthyer në shtëpi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=aH6uluoKLoo?feature=oembed&w=640&h=360]

 

 

 

 

The post Zbulohet identiteti i pedofilit shqiptar, hetuesit: Ja si i joshte minorenet appeared first on Lajminet.