Lajme

Zbulohet e-maili i Obamës për gjeneralin e NATO-s: Mos më fut në luftë me Rusinë!

By FerizajPress

July 31, 2016

Nga e-mailet e vjedhura private të një gjenerali amerikan të NATO-s, është zbuluar se presidenti Barak Obama, i kërkon atij që të mos përzihet në një mision të aleancës në Europë, sepse ai ka frikë nga kërcënimi rus.

Gjenerali Filip Bridlov, ish-komandant suprem në NATO, thotë se presidenti ishte i shqetësuar dhe kishte frikë se SHBA-ja mund të hynte në një tjetër konflikt.

Në një e-mail dërguar ish-Sektarit të Shtetit, Kolin Pauell, Bridlov i kërkon atij që ta bindë presidentin Obama që të marrë një rol më të madh në konfliktin e Rusisë me Ukrainën. Por përgjigja nga “Shtëpia e Bardhë” ishte: “Mos më fut në një tjetër luftë”!