Kjo dietë mund të luftojë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve.
Dr Michael Mosley një analist i shëndetit, ka prezantuar studimet e tij të fundit dhe ka hartuar një dietë se si të jetosh më gjatë, gjë të cilën ai e ka treguar në gazetën Dailymail të dielën
Ky analist ka thënë se për të jetuar më gjatë dhe për të shëruar sëmundje si ato të zemrës, të trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve nuk keni nevojë të merrni medikamente apo trajtimin e mjekut, e tëra që duhet të bëni është të përcillni një dietë,që sipas tij na ndihmon të jetojmë më gjatë.
Së fundmi Dr Mosley ka botuar një libër, The Clever Guts Diet i cila njëkohësisht është edhe libri më i shitur i tij në të cilin ai tregon se si të konsumosh ushqime si jogurtin dhe turshitë, ndihmon në humbjen e peshës dhe rritë sistemin imunitar. Ne botimin e tij të ri i cili do të jetë në dispozicion vetëm në gazetën DailyMail, ai do na tregojë çfarë duhet të dijmë që të jetojmë më gjatë, të dukemi dhe të ndihemi më të rinjë, duke përfshirë se si të kujdesemi edhe për lëkurën tonë.Dr Mosley ka thënë se: “ Shumica prej nesh mund të presim të jetojmë më shumë se 80 vite,mirëpo jo shumë prej nesh e arrijnë këtë. Nëse i arrij vitet 80,do të bëhem mirë pasi që asnjë anëtarë mashkull i familjes sime nuk ka jetuar më shumë se 74 vjet,një rekord të cilin unë dëshiroj ta thyej”.