Claudio Marchisio është duke marrë oferta të reja pas largimit nga Juventus. Mesfushori është futbollist i lirë pas shkëputjes së kontratës me klubin nga Torino. Mediat italiane raportojnë se klubi i ri i interesuar për blerjen e tij është Porto, përcjell “lajmi.net”. Por, Marchisio kërkohet edhe nga Zenit St Petersburg, Sporting Lisbon dhe Montreal. /Lajmi.net/